Të gjitha rrugët janë të kalueshme në Malishevë

20 shkurt 2018 | 13:47

Edhe përkundër reshjeve të vazhdueshme të borës në dy ditë e fundit të gjitha rrugët në komunën e Malishevës, janë të kalueshme duke përfshirë edhe rrugët në fshatrat e thella malore.

Nënkryetari i komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ka takuar banorët e fshatrave Berishë dhe Fshat i Ri, ku ka bërë me dije se kompania për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit, ka dalë në terren dhe po kryen punën e saj.

Banorët janë shprehur të kënaqur me mirëmbajtjen e rrugëve, pasi në asnjë rast nuk janë bllokuar nga bora, edhe pse temperaturat janë të ulëta në këto fshatra dhe reshjet e borës janë më të mëdha.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në orën 23:00,…