Vdesin tri vajza në një aksident komunikacioni në Istog

20 shkurt 13:44

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në orën 23:00, në fshatin Baicë të Istogut, ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet dy veturave.

Sipas policisë deri te aksidenti ka ardhur nga mospërshtatja shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës. “Lëndime trupore kanë pësuar të dy ngasësit dhe pesë pasagjerë. Mjeku kujdestar në spitalin e Pejës ka konstatuar se dy viktima femra  janë pa shenja jete, ndërsa viktima e tretë, po ashtu femër ka ndërruar jetë në QKUK – Prishtinë”, është thënë në njoftimin e policisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Digi Times” shkruan se rrjeti social “Facebook” së shpejti do…