
Të gjithë mbrojtësit e Liverpoolit janë lënduar
15 nëntor 2020
| 16:40
Liverpooli duket se po kalon një sezon të mallkuar. Trajneri Jurgen Klopp nuk ka në dispozicion asnjë nga mbrojtësit titullarë.
I fundit që i është shtuar infermierisë është Andy Robertson, i cili është dëmtuar dhe do ta humbasë ndeshjen me Sllovakinë për shkak të një dëmtimi muskulor. Të lënduar janë edhe Van Dijk, Gomez dhe Arnold. E gjitha mbrojtja titullare e kampionëve do të mungojë për trajnerin Klopp.
Liverpooli nuk ka të disponueshëm as Salah, i cili është prekur nga Covid-19, ndërkohë që Thaigo Alcantara po ashtu është i lënduar.