Të hënën në Prishtinë çelet Panairi i Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur
                06 tetor 2023
                |  12:14
            
        Me datë 9, 10 dhe 11 tetor (e hënë, e martë, e mërkurë), nga ora 9.00-20.00, në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti” organizohet edicioni IV i Panairit të Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur.
Në këtë edicion të panairit do të organizohen këto aktivitete: Ekspozitë e librit të vjetër dhe të rrallë; Takime me shkrimtarë shqiptarë dhe antikuarë; Orë poetike dhe orë prozaike në shkolla të Kosovës; Tryezë për librin dhe lexueshmërinë; Debat me botues dhe përkthyes; Lexim dhe interpretim i fjalëve të urta; Punëtori për shërimin e librave të dëmtuar, ka njoftuar koordinatori i panairit, Berat Dakaj.

                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        