“Biseda të vogla për dashuri të mëdha”, produkti i ri i Antigona Behramit
Trajnerja dhe motivuesja më e njohur në Kosovë dhe në komunitetet shqipfolëse, Antigona Behrami, e cila merret me zhvillim personal, psikologji të motivimit dhe transformim të jetës përmes librave, ligjëratave dhe seminareve, sot ka publikuar kutinë e kartave “Midis nesh : biseda të vogla për dashuri të mëdha”.
Në llogaritë e veta në rrjete sociale, Behrami ka treguar se çfarë përmban kjo kuti:
Të dashurit e mi, dje publikova pamjen e librit tim më të ri ‘Hape derën e vetëdijes’, ndërkaq sot po publikoj pamjen e kutisë së kartave ‘Midis nesh : biseda të vogla për dashuri të mëdha’, me të cilën u bëj ftesë njerëzve, sidomos çifteve, të dashuruarve, të ndalen dhe ta dëgjojnë njëri-tjetrin dhe të flasin sinqerisht ballë për ballë.
Çdo kartë ka një pyetje dhe hap një bisedë të vogël, të mesme, të madhe, me ndjenja të thella për: dashurinë, afërsinë, kujtimet, mbështetjen, realizimet, të ardhmen e për tema të tjera. Ato që nuk ia keni thënë kurrë njëri-tjetrit, sepse nuk keni pasur në dorë një kuti të tillë, nëpërmjet këtyre kartave do të motivoheni t’i thoni ashtu siç i ndieni dhe siç i kujtoni.
Këto karta duan përgjigje.
Çiftet nuk flasin gjithmonë për atë që ndiejnë. Dhe shpesh gjërat më të rëndësishme mbeten të pathëna. Kjo kuti kartash është një ftesë për t’u ndalur, për të dëgjuar, për të folur me zemër.
Çdo pyetje hap një bisedë të vogël, të mesme apo të madhe, e cila afron, lidh dhe zbulon ato gjëra që nuk ia keni thënë kurrë njëri-tjetrit.
“Midis nesh” është më shumë se një kuti kartash. Është një udhëtim drejt marrëdhënies më të mirë, për t’u kuptuar më thellë, për t’u dashuruar më shumë dhe për t’i ndarë çastet që do t’i kujtoni përjetë.
Çiftet që e përdorin këtë kuti flasin më sinqerisht, qeshin më shpesh, mbështeten më shumë, dashurohen më thellë.
Kjo është dhurata që çdo çift ka nevojë për ta shijuar më shumë çdo çast së bashku.
A jeni gati ta hapni kartën e parë dhe të shihni se sa e bukur mund të bëhet lidhja juaj?
U krijuan me dashuri për t’i ngrohur zemrat me dashurinë tuaj”.
Porosinë për këto karta mund ta bëjnë në këtë numër të celularit në “WhatsApp”: +383 49 241 633. Ndërkaq me datë 27 dhjetor, me fillim nga ora 12:00-18:00, Behrami në “Swiss Diamond Hotel” në Prishtinë do të organizojë seminarin e radhës me temë “Ndrysho energjinë dhe lejo jetën të hapet për ty”, në të cilin mund të pajiseni me dy botimet e saj të fundit, “Hape derën e vetëdijes” dhe “Midis nesh”, gjithashtu edhe me librat e saj bestseller botuar ndër vite.
Vendet për këtë seminar dhe ekzemplarët e librave dhe të kutive janë të rezervuara.
Kush është Antigona Behrami?
Antigona Behrami është shkrimtare e shumë librave best seller me përmbajtje motivuese/psikologjike. Janë shitur mijëra kopje dhe kanë pasur reagime të shumta nga lexuesit e saj. Ajo ka më shumë se 11 libra bestseller dhe vazhdon të sjellë tituj të rinj me temë zhvillimi personal. Librat e saj trajtojnë tema si fuqizimi personal, ndryshimi i jetës, gjetja e paqes shpirtërore dhe transformimi i mendimit.
Çfarë bën në publik?
Organizon seminare motivuese në të cilën marrin pjesë qindra njerëz, madje vijnë enkas edhe nga vende të ndryshme të botës, për të mësuar rreth fuqisë së brendshme dhe ndryshimit të jetës.
Mban ligjërata motivuese edhe në universitetet dhe institucione të tjera.
Publikon përvojat e njerëzve që kanë ndjekur këshillat e saj si dëshmi suksesi.
Si e përshkruajnë të tjerët?
Në media dhe në rrjetet sociale, Behrami përshkruhet si një figurë që “po transformon jetën e njerëzve” dhe që u jep njerëzve mjetet për të bërë ndryshime të rëndësishme në jetën e tyre. Një pjesë e madhe e njerëzve e admirojnë shumë dhe e quajnë shpëtimtare.








