Të hënën nis shitja e biletave për miqësoren Kosova – Burkina Faso

19 mars 2022 | 17:33

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se shitja e biletave për ndeshjen miqësore, Kosova – Burkina Faso, do të bëhet nëpërmjet platformës online.

Ndeshja zhvillohet më 24 mars, në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Shitja e biletave fillon të hënën nga ora 16:00.

Çmimet e biletave janë sikurse në ndeshjet e kaluara: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.

Për informata më të hollësishme opinioni do të njoftohet me kohë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti rus Vladimir Putin në një bisedë telefonike me presidentin…