Të hënën përkujtohen dëshmorët e kombit të rënë në Morinë të Gjakovës

03 korrik 2025 | 12:59

Të hënën, më 7 korrik 2025, me fillim nga ora 10:00, do të mbahen homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në fshatin Morinë të Gjakovës, në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Bashkëluftëtarë, familjarë dhe qytetarë do të nderojnë kujtimin dhe sakrificën e dëshmorëve të kombit: Muhamet Ukshini, Shkëlzen Syla, Blerim Ukshini, Sylejman Abdyli, Nezir Elezaj, Ahmet Pulatani, Arben Ukshini, Ymer Bytyqi dhe Fisnik Salihu.

Në njoftimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Gjakovë, thuhet:

“Të nderuara familje të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të UÇK-së, qytetarë të komunës së Gjakovës dhe nga të gjitha trojet shqiptare, ju njoftojmë se të hënën, më 7 korrik 2025, në ora 10:00, do të përkujtohen dëshmorët e kombit të rënë në fshatin Morinë të Gjakovës. Homazhet do të mbahen në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Morinë. Duke nderuar dëshmorët e kombit, ne nderojmë luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Lavdi dëshmorëve të kombit!

Krenar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës!”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e zgjedhjeve lokale për…