Të hyrat tatimore arrijnë shifrën 623.6 milionë euro

04 nëntor 2022 | 11:48

Trendi rritës i të hyrave vazhdon ta dominojë inkasimin edhe për periudhën janar – tetor 2022, ku përtej planit jemi për 12.9 milionë euro apo 2.1 për qind. Përderisa, vlera totale e inkasimit shkon në 623.6 milionë euro tatime. Ka njoftuar Administrata Tatimore e Kosovës (ATK).

Ndërsa, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka rritje për 111.1 milionë euro apo 21.7 për qind.

Sipas këtij njoftimi, performanca e të hyrave vazhdon të jetë jashtëzakonisht e lartë, pavarësisht rishikimit të bërë të planit deri në fund vitit. Po ashtu, vlen të theksohet se kjo rritje ka ndodh pa pasur ndryshim të normave tatimore.

No description available.

Vlerësim për rritje dyshifrore të të hyrave së fundi ATK-ja ka marrë edhe nga raportet ndërkombëtare, si ai nga Komisioni Evropian dhe PEFA.

Në këto raporte theksohet se progres i mirë është bërë gjatë periudhës raportuese në lidhje me mbledhjen e tatimeve, ku të ardhurat e përgjithshme për vitin fiskal 2021 ishin 19 për qind më të larta se në vitin 2020 (të hyrat e përgjithshme janë nga ATK-ja dhe Dogana).

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhudistja Nora Gjakova ka pësuar humbje në Baku të Azerbajxhanit.…