Gjakova ndalet në çerekfinale, garën e vazhdon në repesazh

04 nëntor 2022 | 11:47

Xhudistja Nora Gjakova ka pësuar humbje në Baku të Azerbajxhanit. Në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, Gjakova është ndalur në çerekfinale nga xhudistja e Britanisë së Madhe, Lele Nairne.

Por, gara nuk do të përfundojë këtu për Gjakovën, pasi që ajo tani do të luftojë në raundin e parë të repesazhit për të fituar medaljen e bronztë.

Gjakova raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti xhudisten gjermane, Seija Ballhaus. Në çerekfinale, Gjakova u mposht Lele Nairne.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…