A bën PDK-ja koalicion me LV-ja? Kjo është përgjigja epike e Memli Krasniqit

04 nëntor 2022 | 11:42

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është modeli më i keq i opozitarizmit dhe i qeverisjes në Kosovë.

“Unë shpresojë që Partia Demokratike kurrë as nuk ka me i përngja Vetëvendosjes. Vetëvendosje është modeli më i keq i opozitarizmit që ka ndodh ndonjëherë në Kosovë”, ka thënë Krasniqi në “Debat Plus” të “TV Dukagjinit”.

I pyetur nëse do të kishin bërë koalicion me Vetëvendosjen, Krasniqi është përgjigjur kështu: “Jo, jo, jo në asnjë mënyrë, çfarë koalicioni, nuk dëshiroj as me e konsideruar as si opsion. Ne kemi thënë se s’kemi vija të kuqe për shqiptarët, krejt kanë pasur vija të kuqe për ne, e krejt kanë ardhur në koalicion me ne në fund”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil i Republikës së…