Koca dhe Strakosha nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

04 nëntor 2022 | 11:37

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil i Republikës së Kosovës (KPMShCK) ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Komisionerin për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil të Republikës së Shqipërisë.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është shkëmbimi i ekspertizave, eksperiencave dhe praktikave të mira me synimin për të ofruar një mbikëqyrje më profesionale e cila do të garantojë respektimin e ligjit në administrimin e shërbimit civil.

Marrëveshja është nënshkruar nga Jeton Koca, kryetar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, dhe Pranvera Strakosha, komisionere për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil të Republikës së Shqipërisë.

Me ketë rast, palët nënshkruese kanë konfirmuar angazhimin e tyre institucional për të siguruar një administratë të qëndrueshme dhe profesionale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edoardo Reja publikoi listën me…