‘Të lutem ndalo, fëmijët të ndjekin’! Dua Lipa pozon nga pushimet në Shqipëri, por fansat ‘e kryqëzojnë’ për cigaren

01 gusht 2023 | 21:48

Dua Lipa po shijon pushimet në Shqipëri dhe sot ka publikuar fotot e rradhës në Instagram ku shfaqet e veshur me të bardha dhe në super formë. Mirëpo një prej fotove ka shkaktuar komente të shumta, pasi këngëtarja shihet duke ndezur një cigare.

Dua Lipa pozon nga pushimet në Shqipëri, por njerëzit ‘e

“Të lutem ndalo promovimin e duhanit. Nuk dukesh cool. Fëmijët të ndjekin”, i shkruan një komentues Duas. “Pirja e duhanit nuk është më cool si shekullin e kaluar”, shkruan një tjetër. “Dua mos pi duhan, nuk është e lezetshme dhe gjithashtu është arsyeja pse nuk mund të arrish nota të larta”, “Pirja e duhanit nuk është bukur dhe nuk është e mirë për zërin tuaj…. Ju kujtohet Whitney Houston?”, vazhdojnë komentet.

Dua ende nuk i është përgjigjur kritikave në postimin e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 13 persona u vranë në Brazil gjatë një…