Të majtët fitojnë në Norvegji, laburistët marrin 48 nga 169 mandatet

14 shtator 2021 | 16:28

Pas tetë vitesh qeverisjeje nga konservatorët, Norvegjia ka sjellë në pushtet të majtët. Kryetari i laburistëve, Jonas Gah Storere, thotë se do ta bëjë vendin nordik më të barabartë dhe të drejtë bashkë me aleatët politikë me të cilët do të ndajë pushtetin katër vitet e ardhshme.

Opozita norvegjeze ka mundur konservatorët prej tetë vitesh në pushtet dhe ka mundësinë të formojë një qeveri socialdemokrate. Partia Laburiste e Jonas Gahr Stoerefitoi të hënën 48 nga 169 mandatet, ndërsa konservatorët e kryeministres Erna Sulberg, 36 apo 9 deputetë më pak se në 2017-ën.

Tani pritet të fillojë bisedimet për formimin e një koalicioni me aleatët e preferuar, me Partinë e Qendrës dhe të Majtën Socialiste.

“Norvegjia dërgoi një sinjal të qartë: zgjedhjet treguan se populli norvegjez do një shoqëri më të drejtë. Ju falënderoj.”

Jonas Gahr Stoere ka shërbyer për disa kryeministra që nga viti 1989 dhe fushatën e tij e fokusoi te njerëzit e thjeshtë, për të adresuar pabarazinë ekonomike dhe për të përmirësuar shërbimet publike duke rritur taksat për më të pasurit.

Vetë ai është miliarder nga një familje e pasur.

“Nga qeveria e re pres që të fokusohet në çështjet klimatike që përballim sot, të shpenzojë më shumë kohë me krizën klimatike.” “Pa dyshim kemi një zhvendosje nga blutë te të kuqtë. Kjo pritej prej kohësh, prej muajsh, edhe pse qeveria e mëparshme e menaxhoi mjaft mirë situatën me Covid-in. Ndryshimi po vinte.”

Kryeministrja norvegjeze në largim, Sulberg, mori pushtetin në vitin 2013 dhe fitoi shpejt nofkën “Erna e Hekurt” për ndërhyrjet e saj ndaj emigracionit dhe taksat e ulëta, por u qortua se rriti pabarazinë dhe për reformat në sektorin publik.

Konservatorët dhe aleatët e tyre siguruan vetëm 68 karrige së bashku ditën e hënë, duke ua lënë 100 të tjerat shumicës së re të majtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda Pele, pritet të largohet nga kujdesi intensiv në dy…