Të martën hapet panairi ‘EXPOKOS 2019’

15 prill 2019 | 14:52

Për të tetëmbëdhjetën herë me radhë, në Kosovë do të organizohet panairi “Expokos”.

Aty do të prezantohen produkte të shumëllojshme nga teknologjia e avancuar nga prodhuesit më të njohur ndërkombëtar të fushës së ndërtimit, energjetikës, makinerisë dhe përpunimit të drurit.

Udhëheqësi i kompanisë CEO, Bekim Xhafa për “KP”, se ky panair është i nivelit ndërkombëtar dhe do të sjell kompani nga i gjithë rajoni, por jo vetëm.

“Është Panairi ‘Expokos’ i 18-ti me radhë, që mbulon fushën e ndërtimit, mbulon fushën e energjisë, makinerisë dhe pastaj mbrojtje dhe siguri në punë. I gjithë ky program ekspozohet në Prishtina nga data 16 prill në Pallatin e Rinisë, tek salla e sportit dhe pjesë të tjera që janë afër saj të ekspozuara me këto produkte. Të cilat që 18 vite, panairi është i nivelit ndërkombëtarë dhe sjell kompani të gjitha të rajonit, por jo vetëm, kemi produkte të shumta që vijnë direkt dhe indirekt nga vendet e Evropës”, ka deklaruar  Xhafa.

Ai thotë se e veçanta e panairit të këtij viti është edhe pjesëmarrja e disa shteteve të pavijoneve nacionale.

“Është ngjarje e njohur për Ballkanin, është ngjarje ku sjell produktet e ndërtimit, të të gjitha produkteve që kërkojnë treg, në këtë regjion, ekspozohen në ‘Expokos’, produktet e fushës së energjisë dhe sigurisë në punë. Të gjitha këto produkte janë në panairin ‘Expokos’, dhe kush do duhet t’i takoj pastaj këto produkte, janë të gjithë ata që konsumojnë produkte të ndërtimit dhe të gjithë ata qytetarë që kanë nevojë për panele solare, të gjithë ato biznese që kanë nevojë për pajisje, për sisteme të ndryshme të mbrojtjes në punë dhe sisteme sigurie”, u shpreh ai.

Madje, Xhafa thotë se ky panair është edhe porta e Ballkanit. “Jemi kompania e vetme në ish-Jugosllavi që kemi ndërtuar një kompani panairesh me iniciativa private. Të gjitha kompanitë e panaireve në Ish-Jugosllavi janë ndërtuar me iniciative shtetërore, panairi i Beogradit, në Lubjanë.. të gjitha këto janë iniciativa shtetërore dhe ende shumica e tyre vazhdojnë me qenë të tilla. Të vetmit jemi ne në Kosovë në tërë Jugosllavinë që kemi krijuar një kompani të panaireve dhe i kemi internacionalizuar panairet si iniciativë private dhe këtë duhet ta shfrytëzojë shteti i Kosovës”, shprehet Xhafa.

Xhafa tutje ka deklaruar se është krenar për organizimin e këtij panairi, ku sipas tij, një organizim i tillë do të ju shërbejë qytetarëve, e që në anën tjetër të njëjtit do të jenë edhe përfitues të saj. Ky panair do hapet më 16 prill dhe do të zgjas tri ditë./KP

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Angelina Jolie dhe Brad Pitt janë zyrtarisht beqarë. Pas thuajse…