Të martën konferencë për media e Bashkim Latifit rreth të drejtave të punëtorëve në aeroportin ‘Adem Jashari’

05 gusht 2019 | 23:22

Të martën në orën 11:00, në zyren e Federatës së Sindikatës së Pavarur të Komunikacionit dhe Lidhjeve të Kosovë (SPKLK) do të mbahet konferencë për media, në të cilën do të flas kryetari i Sindikatës së Pavarur të Aeoroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Bashkim Latifi rreth drejtatve elementare të mbi 717 punëtorëve.

Në këtë konferencë do të jetë i pranishëm edhe avokati Tomë Gashi, i cili përmes një  njoftimi në “Facebook” ka njoftuar për konferencën në fjalë.

Postimi i plotë i Tomë Gashit:

Çka po ndodhë në aeroportin “Adem Jashari”, menaxhmenti i Kompanisë Turke Limak, të cilë me koncesion për 20 e ndoshta edhe për 5 vite shtese thujase ju fal i vetmi aeroport në Republiken e Kosovës. A ështe duke i respektuar të drejtat elementare të mbi 717 punëtorëve shqiptarë, shumica të organizuar në shoqatën e pavarur sindikale të aeroportit. Për këtë mund të njoftoheni nesër me 06.08.19 në oren 11. në konferncë për media në zyren e fedrates së SPKLKS-së, ku për këto çështje dhe të tjera do të flas Kryetari i sindikatës së pavarur të Aeoroportit Ndërkombëtarë “Adem Jashari “zotëri Bashkim Latifi, unë do të jem në konferencë në cilësinë e avokatit të kësaj sindikate. A do të jetë menaxhmenti i aeroportit i arsyeshem që të plotësoj kërkesat e ligjshme dhe të drejtat e punëtorëve, që të parandaloj protesten e paralajmërusr për dy dite me vonë më 08.08.19,e cila fare lehtë mund të shëndërrohet në grevë të përgjithshme në kohen kur APN ka gati 2.5 milion udhëtarë në vit…!!!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar ndaj…