Abelard Tahiri: ‘Arnimi i qeverisë’ me PDK-në është ëndrra që Isa Mustafa e sheh çdo natë

05 gusht 2019 | 22:46

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar ndaj deklaratës së liderit të LDK-së Isa Mustafa, i cili tha se arnimit të qeverisë me PDK-në i ‘ka dekë nëna’.

Tahiri përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se ‘arnimi i qeverisë” me PDK-në është ëndrra që Isa Mustafa e sheh çdo natë.

Ai ka thënë se që kur ka arritur demokracia, Isa Mustafa është mësuar me humbjen e zgjedhjeve.

“Këto që janë në prag, s’janë asgjë tjetër veçse zgjedhjet e katërta me radhë që do t’i humbë si Kryetar i LDK-së. Paniku për t’i ikur realitetit që e pret, po ia shpërfytyron racionalitetin, duke e marrë PDK-në si referencë. Isa Mustafa dhe LDK-ja në tërësi, duhet ta kuptojnë që ka jetë edhe pa PDK-në dhe nuk është nevoja që të kapen pas PDK-së pafundësisht. “Arnimi i qeverisë” me PDK-në është ëndrra që Isa Mustafa e sheh çdo natë, por zgjedhjet që po na presin, do t’ia shkundin edhe këtë ëndërr”, ka shkruar Abelard Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar faza e parë e grupeve në Kampionatin Evropian,…