Të martën nuk ka Big Brother VIP! Produksioni “bën kthesën e papritur”, ja kur do të transmetohet finalja e madhe

14 shkurt 2022 | 11:42

“Big Brother VIP Albania” do të ketë disa ndryshime për javën që vjen lidhur me transmetimet javore që ka patur gjatë gjithë këtyre 4 muajve.

Njoftohet se produksioni me autorët po kujdesen në detaje për finalen e madhe të së premtes, kështu që u vendos që “Big Brother VIP” të mos transmetohet këtë të martë.

Është vendosur që në vend të “Big Brother VIP” do të zhvillohet emisioni “Fan Club”, ndërkohë që finalja e madhe do të transmetohet LIVE të premten.

Më 18 shkurt, të premten që vjen, do të jetë finalja e madhe. Deri atëherë jemi kurioz për atë që do të ndodhë pasnesër, më 14 shkurt, pasi do jetë Shën Valentini i parë në shtëpinë më të ndjekur në Shqipëri.

Tashmë zyrtarisht finalistë janë aktori Donald Veshaj, balerini Ilir Shaqiri, modelja Beniada Nishani dhe moderatorja Einxhel Shkira.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Aktivistë të PSD-së, bashkë me kryetarin e këtij subjekti politiki…