
Të mërkurën fillon asfaltimi i rrugës Brezovicë – Qendra e Skijimit
19 tetor 2021
| 21:49
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të mërkurën do të nisë asfaltimi i rrugës Regjonale R210 – Segmenti Brezovicë – Qendra e Skijimit.
Po ashtu MI ka njoftuar qytetarët se kjo rrugë do të jetë e pakalueshme deri me 23 tetor.
“Ju njoftojmë se duke filluar nga nesër, 20 Tetor (E Mërkurë), do të bëhet asfaltimi i rrugës Regjionale R210 – Segmenti Brezovicë – Qendra e Skijimit. Për ditën e nesërme do të asfaltohet shtresa qarkulluese në gjatësi prej 4.5 km. Njoftojmë të gjithë qytetarët se rruga është e pakalueshme deri më datë 23 Tetor, ora 16:00 (E Shtunë)”, thuhet në njoftim.