Të mos i harrojmë e t’i kujtojmë përherë!

17 prill 2022 | 15:57

Lulzim Nika

Sot, në 23-vjetorin e masakrës së  Poklekut dhe Çikatovës, krimi serbe që tronditi botën.

Sikur të kishim një politikë me vizionare, që të mos vraponte pas përfitimeve të pushtetit qe 20 vite, një gjykatë ndërkombëtare do të ishte dashur të formohej, vetëm për ndriçimin e masakrës së Poklekut të Vjetër dhe gjykimin e kriminelëve serbë për këtë masakër.

Ishte një nga dhimbjet më të mëdha të popullit tonë, masakra e Poklekut.

U cilësua si ndër krimet më të rënda kundër njerëzimit, për të cilën shkruajtën edhe intelektualë botërorë. Pra, masakra e Poklekut, trazoi ndërgjegjën e njerëzimit dhe bota perëndimore, përfundimisht u bind për natyrën vrastare e kriminele të shtetit serb dhe qëllimeve të tij për zhbërjen e Kosovës dhe shqiptarëve.

Ndër të rënët, ishte edhe Ymer Elshani, poet i jashtëzakonshëm për të gjitha trevat shqiptare. E them këtë, jo vetëm se pata fatin ta njoh në kohë të vështira për ndjenjën e tij thellësisht kombëtare, jetonte dhe punonte pa u kursyer, në funksion të çështjes shqiptare. Si autor i letërsisë për fëmijë, ishte i paarritshëm dhe po ashtu, u bë një referencë e domosdoshme për këdo që donte të merrej me letërsi për fëmijë apo të shkruante për letërsinë.

Një shpirt poeti siç ishte Ymer Elshani, ra në altarin e lirisë, me gjithë familjen, duke shtuar edhe më shumë dhembjen tonë për të dhe familjen e tij, e duke lënë edhe letërsinë tonë për fëmijë, pa autorin, që ishte simbol i kësaj letërsie në Kosovë!

Lavdi të gjithë te rënëve në Poklek te Vjetër dhe Çikatovë te Vjetër.

Kujtimi për ta, qoftë i përjetshëm!

L.N.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Ukraina nuk…