
TE NËNA E UÇK-SË, STANA PJETËR GASHI
Ohhhh ç’farë kënaqësie!
Ishte kënaqësi, dhe isha shumë i ndëruar që ta vizitoj nënën e UÇK-së, nënë Stana Gashin, në shtëpin e saj bazë të UÇK-së, në lagjën Peshter të fshatit Brus!
E falemnderoj nga zëmra mikun tim të veqant Ismet Sylejmani i cili më shoqëroi gjatë vizitës te bukëdhënësja e ushtarëve të UÇK-së, nënë Stana Pjetër Gashi.
Ishte kënaqësi e veqant që nga New York-u të isha në vizitë të një nënë e madhe shqiptare, apo sic e quajnë ndryshe nëna e UÇK-së, të asaj zone, e cila me kontributin e saj, të bashkshortit, djemëve dhe bijave të saja, i deshmoi gjithë botës, se populli shqiptar bëri luftën, i bashkuar si një trup i shiponjës me dy koka!
Gjithëashtu ishte nder dhe kënaqësi që takova djalin e saj të madh, ushtarin e lirisë, Filip Gashin dhe vajzën e madhe të nënë Stanës, ushtarën e UÇK-së, File Gashin.
Respekt të pa fund për këtë familje të madhe shqiptare!🇦🇱🇦🇱🇺🇸🇺🇸
Arben Dautaj Krasniqi.
Prishtinë, 11/7/ 2025