Të paktën 26 të vdekur pas përplasjes së një kamioni dhe një furgoni të pasagjerëve

15 maj 2023 | 08:20

Një përplasje në një autostradë, në të cilën ishin përfshirë një furgon pasagjerësh dhe një kamion mallrash, la të vdekur të paktën 26 persona në veri të Meksikës të dielën, njoftuan autoritetet.

Prokurorët dhe policia në shtetin kufitar verior të Tamaulipas thanë se numri i të vdekurve mund të rritet.

Kabina që tërhiqte rimorkion e mallrave nuk u gjet në vendngjarje, duke sugjeruar se shoferi mund ta kishte shkëputur atë dhe të kishte ikur.

Aksidenti ndodhi në një autostradë pranë kryeqytetit të shtetit, Ciudad Victoria.

Mediet lokale raportuan se shumë nga viktimat mund të jenë anëtarë të një familjeje të madhe që ktheheshin nga një shëtitje, por autoritetet nuk e konfirmuan këtë.

Në të kaluarën numri i madh i vdekjeve në aksidente të ngjashme në Meksikë shpesh – siç është pretenduar – ka ndodhur për shkak të mbingarkesës në automjete të lidhura me kontrabandën e emigrantëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Çelibashi…