Të paktën 75 anëtarë të bandës famëkeqe arratisen nga burgu (Foto)

19 janar 2020 | 20:22

Të paktën 75 të burgosur, shumë prej të cilëve janë anëtarë të bandës famëkeqe braziliane, janë arratisur sot nga një burg paraguaian në qytetin kufitar Pedro Juan Cabalero, thanë autoritetet e Paraguait.

Zyrtarët thanë që zbuluan një tunel dhe gjetën qeliza të mbushura me rreth 200 qese tokë. Ata gjithashtu deklaruan se drejtori i burgut dhe shefi i sigurisë u pushuan menjëherë, raporton “AP”.

“Është e pamundur që askush nuk i pa të gjitha këto. Nuk është një përgatitje një-ditore ose një natë,” tha ministrja e Drejtësisë Cecilia Perez.

Ministri i Brendshëm Euclides Acevedo tha se tuneli mund të jetë një maskë për të mbuluar bashkëpunimin e oficerëve të burgut dhe se shumë të burgosur dyshohet se lejohen të dalin nëpër portën kryesore të burgut.

Ai shtoi se shumica e të arratisurve i përkasin bandës “Komanda e parë kryesore” nga Brazili, afër kufirit të qytetit Pedro Juan Cabalero.

Acevedo tha gjithashtu se policia kombëtare është mobilizuar për këtë arratisje dhe kërkimi për të arratisurit është duke vazhduar./KP

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria izraelite tha se ka filluar ndërtimin e një sistemi…