Të paktën tetë të vdekur nga zjarri në Bangladesh

17 shkurt 2019 | 16:11

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën pasi një zjarr i madh përfshiu mbi 200 shtëpi në qytetin Çatogram të Bangladeshit, njoftuan autoritetet.

Zjarri shpërtheu në orët e para të 17 shkurtit, kur banorët ishin ende në gjumë, tha për Dpa Ali Ahmed, shef i Shërbimit të Zjarrit dhe Mbrojtjes Civile.

Ai tha se nga ky incident po ashtu janë lënduar rreth 50 persona. Autoritetet thonë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një problem elektrik.

Incidente të tilla marrin jetën e qindra personave çdo vit në Bangladesh, vend ku rregullat e sigurisë nuk respektohen sa duhet.

Mbi 1,100 punëtorë kishin humbur jetën në një fabrikë në kryeqytetin Daka më 2013, pasi ndërtesa kishte kolapsuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës,…