Të prekurit me Covid-19 në Malishevë nuk po i respektojnë masat e IKSHPK-së

17 shtator 2020 | 12:42

Komiteti për Shëndetësi në Komunën e Malishevës, ka mbajtur mbledhjen e katër të rregullt, të cilën e ka drejtuar kryesuesi Alban Mazreku, i cili para anëtarëve ka propozuar rendin e ditës.

Pas miratimit të proceverbalit të mbledhjes së kaluar, u debatua për situatën me pandeminë Covid-19, ku anëtari Bedri Kryeziu ka ngritur shqetësimin se ka të prekur me Covid-19, të cilët nuk po i respektojnë masat e IKSHPK-së duke dalë në publik. Sipas tij, kjo paraqet rrezik dhe mundësi për hapjen e pandemisë, prandaj ka bërë thirrje që të merren masa institucionale ndaj atyre personave të cilët shkelin masat në fuqi kundër pandemisë Covid-19.

Më pas anëtarët e komitetit për shëndetësi, vizituan, drejtoreshën, Feride Hoxhën, që nga afër u njohën me kërkesat që ka Handikosi në Malishevë, shërbimet që ofron dhe nevojat që ka ky institucion për fëmijët me nevoja të veçanta në kohë pandemie.

Ky komitet vazhdojë edhe me vizita në disa QMF të Komunës së Malishevës.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pa asnjë të metë, Georgina Rodriguez është e mrekullueshme me…