Të premten dhe të shtunën dezinsektohen hapësirat publike në Drenas

11 shtator 17:45

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë (DShPE), ka bërë me dije se të premtën dhe të shtunën në mbrëmje do ta vazhdojë implementimin e projektit për dezinsektimin e qendrës së qytetit në Drenas dhe qendrës së Komoranit në fazën e dytë të dezinfektimit.

Kjo komunë ka theksuar se ky projekt do të realizohet nga kompania e kontraktuar nga DShPE-ja dhe është në kuadër të projektit të intervenimeve emergjente.

“Dezinsektimi i qendrës së qytetit në Drenas do të fillojë më 14. 09. 2019 (e shtunë) prej orës 20:00, ndërsa në qendër të Komoranit më 13. 09. 2019 (e premte) prej orës 20:00. Prandaj të gjithë qytetarët duhet të kenë kujdes dhe të mos dalin në shëtitje në hapësirat publike (shesh, parkingje, trotuare etj.) në këto orë kur edhe bëhet dezinsektimi dhe t’i mbyllin dritaret e shtëpive dhe banesave. Ndërsa të gjithë bletarët këshillohen që të mos lëshojnë bletët e tyre dy ditë pas dezinsektimit. Drejtoria e Shërbimeve Publike do ta bëjë njoftimin edhe përmes megafonit në ditën e aksionit, ndaj kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët gjatë realizimit të këtij projekti”, ka njoftuar Komuna e Drenasit.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Barcelonës, Arda Turan, është dënuar me dy vjet…