Të premten nis aksioni “Për një Kamenicë të pastër”

20 prill 2022 | 15:23

Komisioni i formuar për të realizuar aksionin “Për një Kamenicë të pastër”, ka mbajtur të mërkurën një takim, ku është diskutuar për ndarjen e punëve lidhur me aksionin që do të mbahet të premten për pastrimin e ambientit në Komunën e Kamenicës.

Koordinatori i këtij komisioni, Zotrim Kastrati, njëherësh drejtor në Drejtorinë për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat, ka thënë se ky aksion do të fillojë të premten nga ora 10:00 deri në orën 12:00, dhe do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim deri më 24 maj.

Ndërsa udhëheqësi i Sektorit të Mbeturinave në DSHPAI, Hysen Jerliu, ka sqaruar në detaje se si do të zhvillohet aksioni.

Sipas tij, zhvillimi i këtij aksioni ka për qëllim pastrimin e mjedisit jetësor në territorin e Komunës së Kamenicës dhe mbjelljen e drunjve dekorativ, duke shërbyer kjo edhe si fushatë e vetëdijësimit për qytetarët e të gjitha komuniteteve.

Hyseni ka treguar punët dhe detyrat për secilën drejtori dhe sektor, i cili do të ketë rol kyç në këtë ditë.
Lidhur me aksionin “Për një Kamenicë të pastër”, ai ka thënë se do të angazhohen zyrtarët komunal, qytetarët, nxënësit, si dhe OJQ-të e ndryshme.

Ndër të tjera ai u ka bërë thirrje të gjithë kryetarëve të Këshillave Lokale t’i përgjigjen këtij aksioni, ndërsa pronarët e lokaleve afariste në qytet dhe vendbanimet rurale janë të obliguar që para objekteve të tyre të bëjnë pastrimin e hapësirave.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë…