Të rinjtë e AAK-së me aksion simbolik ia kujtojnë Kurtit përafrimin me Bërnabiqin (Foto)

27 shkurt 2020 | 16:40

Takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me homologen nga Serbia, Ana Bërnabiq në Samitin e Londrës, ka frymëzuar të rinjtë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për të kundërshtuar heqjen e taksës ndaj produkteve serbe.

Ata nëpërmjet një aksioni simbolik kanë paraqitur Kurtin dhe Bërnabiqin duke i shtrënguar duart, teksa kjo e fundit mbante në duar një plazma keks me duar të gjakosura.

Musa Lekaj anëtar i të rinjve të AAK-së, ka thënë se përmes këtij aksioni simbolik duan t’ia përkujtojnë kryeministrit Kurti përafrimin me kryeministren serbe.

“Sot kemi realizuar aksion simbolik dhe politik, i cili ka të bëjë me përafrimin e kryeministrit Kurti dhe Bërnabiq”, ka thënë ai.

Po ashtu të rinjtë e AAK-së edhe njëherë janë shprehur kundër heqjes së taksës 100 për qind, të vendosur nga ish-kryeministri Haradinaj ndaj produkteve serbe dhe boshnjake. /EO/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Struktura e Rinisë Demokratike të Kosovës në Podujevë i ka…