Të shtëna armësh afër pompës së derivateve në Prishtinë

18 prill 2024 | 21:40

Sonte rreth orës 19:30, policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në afërsi të një pompe derivatesh në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë për Prishtinën, Florie Ahmeti, konfirmoi se bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast nuk ka ndonjë person të lënduar.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që prezenca e njërit prej personave të përfshirë në rast është siguruar nga ana e policisë”, tha Ahmeti për Express.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Naftëtarët kosovarë kanë paralajmëruar bllokadë në kufirin e Morinës. Shkak…