Të shtëna me armë në Gllanaselë të Dreansit, policia arreston dy persona

12 tetor 2021 | 23:45

Dy persona janë shoqëruar në polici, pas të shtënave me armë zjarri sonte në fshatin Gllanasellë të Drenasit, ku nuk ka pasur të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti – zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës

“Rreth orës 21:00, kemi marrë informatën se në fshatin Gllanasellë të Drenasit, ka pasur të shtëna me armë. Bazuar në të dhënat fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti.

Më tej ajo ka bërë të ditur se “në lokacionin ku ka ndodhë rasti, policia ka kryer një bastisje dhe ka identifikuar një person të dyshuar, të cilit (në veturë) i ka gjetur dhe sekuestruar një armë me gaz, të tipit ‘Ecol Special’ dhe 5 fishekë”.

Në stacion policor janë shoqëruar dy persona dhe aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. /Telegrafi

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës dhe Inspektorët e Agjencisë së Veterinës dhe…