Të shtëna me armë në lokalin ‘Muzikë live X-Club’ në Lipjan, i dyshuari arratiset

28 shkurt 2024 | 21:08

Incidentet në lokale të ndryshme, sidomos në ato që frekuentohen edhe pas mesnate janë goxha të shpeshta në vendin tonë. Kërcënime, përleshje e të shtëna me armë janë disa nga këto raste që jo rrallëherë përfundojnë edhe me të plagosur, e madje edhe tragjikisht, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ndodhi edhe sot në orët e para të mëngjesit, në lokalin me muzikë live në Lipjan “X – Club”, ku u dëgjuan të shtëna me armë.

Siç merr vesh Sinjali, një person që ndodhej brenda lokalit po dyshohet se ka gjuajtur disa herë me armë, për motive akoma të panjohura.

Në bazë të informacioneve të para, i dyshuari pasi ka shkrepur armën e zjarrit është larguar nga lokali bashkë me personat me të cilët po shoqërohej.

Rasti është denoncuar në Polici dhe si rezultat njësitë përkatëse kanë intervenuar, si dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Lidhur me incidentin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit, identifikimin dhe ndalimin e personit të dyshuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
NATO, BE, opozita franceze: Presidenti Macron u kritikua pa dallim…