Të shtëna me armë zjarri, plagoset një 33-vjeçar në Gjilan 

24 dhjetor 2023 | 17:42

Të shtëna me armë zjarri ka pasur sot rreth orës 13:10, në fshatin Gadish të Gjilanit.

Si pasojë një person ka mbetur i plagosur. Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar.

Po ashtu është konfiskuar edhe një armë e zjarrit, e cila dyshohet se është përdorur në rast. Kështu tha për Klankosova.tv Valon Osmani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit.

Osmani tha se viktima ishte dërguar për trajtim në qendrën emergjente të spitalit rajonal në Gjilan, dhe sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë.

“Njësiti i hetimeve të përgjithshme në Gjilan në koodrinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar në ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, tha Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ChatGPT ka lansuar një veçori të re në ueb, si…