TË STREHUARIT NË MALE

13 nëntor 2020 | 10:38

HAJDIN ABAZI

TË STREHUARIT NË MALE

Këtu gjithçka është mungesë
edhe uji.

Ajri kristalshmëri e ndotur
helmesh e tymrash të granatave.

Lukthi duke bluar kujtimin e shujtave
kthehet në një mi brejtës.

Absolute këtu është
vetëm pasiguria.

Për t’i shpëtuar të ftohtit të tmerrit
ndezin zjarre shprese.

(1999)

 

(Kjo poezi është botuar në sprovën për antologji “Dritë mbi plagë”, botuar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, Gjenevë. Në ditët në vijim, duke nisur nga e sotmja, në gazetën “Epoka e re”, në portalin online të saj dhe në formatin Pdf po të saj, për çdo ditë do të botohen poezitë e autorëve të botuara në këtë përmbledhje)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për Open…