Rama thotë se Haradinaj e Kurti kanë bërë lëvizje të gabuara në diplomaci

13 nëntor 2020 | 10:31

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për Open në Top Channel në kuadër të zhvillimeve në Shqipëri, ka folur edhe për situatën në Kosovë.

Analisti Agron Gjekmarkaj e pyeti Ramën: Pse keni pasur marrëdhënie të këqija me Isa Mustafën, Ablin Kurtin dhe Ramush Haradinajn?

Rama në përgjigjen e tij tha se me Mustafës nuk ka pasur marrëdhënie të ftohura, e me këta dy të fundit po.

“Me këtë të parin nuk kam pasur marrëdhënie të ftohura. Me dy të tjerët po. E gjitha është se ata kanë bërë lëvizje të gabuara në diplomaci dhe këtë ua kam thënë publikisht. Kosova është prioritetim im i parë në marrëdhëniet e jashtme”, ka deklaruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Open në Top Channel…