Tea e “Përputhen”: Te shtëpia e fëmijërisë kam posterat e këngëtarit të famshëm

26 nëntor 2020 | 11:27

Personazhet e njohur kanë mijëra fansa dhe qindra funpage ku postohen fotografi apo video të ndryshme, të cilët tregojnë se i supertojnë ata.

Adoleshentët dhe jo vetëm, bëjnë çmenduri nga më të ndryshmet, duke i ndjekur nëpër koncerte, për t’i takuar ose edhe dërguar dhurata e dedikime të ndryshme. Por jo vetëm kaq! Ka nga ata fansa që kanë bërë tatuazh në trup portretin e atij që e pëlqejnë shumë, ose edhe emrat e idhujve të tyre.

Kjo temë u diskutua në emisionin “Shqipëria Live”, Tea Trifoni, e cila u bë e njohur falë reality show “Përputhen”. Ajo u shpreh se ndihet “çuditshëm” nga fakti se ka shumë fansa në pak kohë dhe se “është shumë mirënjohëse”.

“Ndihem çuditshëm pasi ka ardhur në një kohë të shkurtër dhe në mënyrë intensive. Njerëzit marrën kohë nga koha e tyre për të më dedikuar mua diçka. Kam vënë re se fansat e mi më mbrojnë me mirësjellje. Me disa nga vajzat që kanë funpage në rrjetet sociale flas me ta”, tha Tea.

Ndërkohë e pyetur nëse ajo ka patur dikë që e ka pëlqyer shumë, Tea tha po dhe ka qenë këngëtari i famshëm Justin Bieber.

“Dikur kam qenë unë në postin e fansave të mi. Kur kam qenë adoleshente kam qenë e fiksuar pas Justin Bieber. Te shtëpia e fëmijërisë kam posterat e tij”, shtoi vajza e “Përputhen”.

Fansat e “çmendur”/ Tea e “Përputhen”: Te

Fansat e “çmendur”/ Tea e “Përputhen”: Te

Fansat e “çmendur”/ Tea e “Përputhen”: Te

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, ka njoftuar për vdekjen e…