Teatrit  “Hadi Shehu” në Gjakovë i shtohen gjashtë aktorë të rinj

29 korrik 2020 | 17:16

Komuna e Gjakovës ka njoftuar se trupës së Teatrit të Qytetit i janë shtuar edhe gjashtë aktorë të rinj. Gjatë ceremonisë zyrtare të nënshkrimit të kontratave të punës, kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini është shprehur i lumtur për aktorët dhe faktin që ky teatër është duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt sukseseve të ardhshme.

“Teatri i Qytetit ‘Hadi Shehu’ është vlerë për Gjakovën, prandaj përkrahjen tonë si institucion komunal do ta keni gjithmonë. Jam shumë i lumtur për ju, për faktin që mundi juaj po shpërblehet. Urime të gjithëve, shpresojmë që shumë shpejtë të shijojmë shfaqjet dhe sukseset tuaja të reja. Do të angazhohemi që pjesë e trupës tuaj të bëhen edhe aktorë të tjerë”, ka thënë Gjini. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me…