Teatrot e Kosovës bashkojnë forcat për showcase-in teatror 2019

14 gusht 2019 | 15:59

Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri “Adriana” nga Ferizaj, Teatri i Gjilanit dhe Qendra Multimedia nga Prishtina kan nënshkruar dje një ‘memorandum bashkëpunimi’, me të cilin zotohen të angazhohen bashkarisht në organizimin e edicionit të sivjetshëm të Kosovo Theater Showcase 2019, që sivjet do të mbahet nga data 31 tetor deri me 4 nëntor 2019.

Në këtë edicion pritet të prezentohen së paku 6 shfaqje të prodhuara nga teatrot nënshkruese të këtij memorandumi. Edicioni i sivjetshëm i showcase-it 2019 pritet të sjellë në Kosovë rreth 50 kritik teatri, gazetarë, selektorë festivalesh e  e admiruesë të teatrit nga vende të ndryshme të botës.

Përveq Prishtinës, showcase do të zhvillohet edhe në qytete tjera të Kosovës. Në këtë mënyrë, mysafirët ndërkombëtarë do të kenë mundësi të rrallë për të parë jo vetëm tendencat më të fundit të skenës së teatrit të Kosovës, por edhe të shijojnë mikpritjen e madhe dhe peizazhin e bukur të Kosovës. Ky edicion gjithashtu do të sjellë disa programe plotësuese; diskutime, panele dhe mbrëmje muzikore.

Memorandumin e kan nënshkruar drejtori i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Agim Sopi, drejtori i teatrit “Adriana”, Fatmir Hyseni, drejtori i Teatrit të Gjilanit, Erson Zymberi dhe drejtori i Qendrës Multimedia, Jeton Neziraj.

Kosovo Theater Showcase 2019 është pjesë e platforms kulturore “Platforma Kulturore e Kosovës 2019 +”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fruthi është duke u përhapur në mbarë botën, ku veçanërisht…