TEFIKU E NUSHI ISHIN TË PANDALSHËM E TË PANDARË

15 prill 2022 | 22:46

Shkruan: Prof. Ismet Tafili

Heronjtë Tefik e Hanumshahe Zymberi, 23 vjet më parë ranë në altarin e lirisë

Tefik Zymberi u lind, më 21 dhjetor 1960 në Verbicë të Zhegocit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Gjilan ndërsa fakultetin në Prishtinë. Ishte anëtarë i Lëvizjes Popullore të Kosovës, kryetar i një celule në Gjilan. Merrej me shkrime, udhëhoqi gazetën “Vatra” dhe ishte anëtarë redaksie në gazetën “Bashkimi”. Punoi si mësimdhënës në Verbicë të Zhegocit, Livoç të Poshtëm dhe Pasjak. Më 1993 martohet me Hanumshahe Abdullahu-Zymberi.
Hanumshahe Zymberi u lind, më 12 tetor 1962 në Gjilan. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Gjilan, ndërsa fakultetin në Prishtinë. Ishte pjesëtare e Lëvizjeve Çlirimtare të Kosovës. Ishte recituese e pasionuar, merrej edhe me aktrim, me pajtimin e gjaqeve, bashkëpunëtore e gazetës “Bashkimi”, e cila ishte zëdhënëse e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Zonës Operative të Kosovës etj.
Ishin ushtarë UÇK-së, të cilët u flijuan në malet e Malësisë së Zhegocit, më 15 prill 1999. Pra, veprimtaria e tyre atdhetare është e bujshme.

Qysh si të rinj kishin kuptuar se populli shqiptar në Kosovë nuk ishte çliruar dhe duke parë se ndaj tij, kudo bëheshin padrejtësi nga pushteti serb, ata i kishin dhënë obligim vetes, që aq sa munden, do të punojnë, që vendi i tyre të jetë i lirë dhe i barabartë me popujt tjerë.
Tefiku e Hanumshahja, që nga gjiri familjar e nga vatrat e diturisë, i kishin dhënë obligim vetes që me çdo kusht duhet të shkollohen gjeneratat e reja, sepse njëra nga shtyllat e arritjes së lirisë është shkollimi, nga që armikut tonë shekullor gjithmonë i kishte penguar shkollimi e arsimimi i shqiptarëve. Por, përveç kësaj ata ishin të vetëdijshëm se krahas kësaj, duke e ditur se me çfarë armiku kemi të bëjmë, duhet të përgatitemi që një ditë të kapin edhe armët.
Pranvera e vitit 1981 i gjeti student të Fakultetit Filologjik, të cilët pa hezitim ndër të parët iu bashkëngjitën demonstratave të studentëve, demonstrata këto që thyen mitin e Jugosllavisë së “pathyer”. Duke e ditur veprimtarinë e tyre ata përcilleshin nga pushteti serb, ku edhe burgosen e maltretohen vazhdimisht.
Në vitet e mëvonshme nga komunistët jugosllav, po edhe nga shumë njerëz sulmoheshin kudo me akuzën se “ju studentët na e prishët rehatinë” etj. etj., por ata asnjëherë nuk u thyen, dhe gjithmonë përballeshin me ta duke u munduar t’ua shpjegojnë të vërtetën.
Tefiku e Hanumshahja ishin të organizuar në celulat ilegale, por veprimtarinë e tyre ata e kombinonin edhe me legalen, duke qenë pjesëmarrës në çdo aktivitet atdhetar. Me përkushtim të madh bën propagandë kundër pushtuesit serb, zgjeronin radhët, lexonin vetë e shpërndanin literaturë, gazeta ilegale e shkruanin parulla.
Sikur këto nuk i mjaftonin, prandaj, së bashku me shokët e celulës së vet, Tefiku, në vitet 1992/93 nxjerr gazetën “Vatra”, kryeredaktori së cilës ishte ai.
Më vonë, kur filloi të dal gazeta “Bashkimi”, Tefiku ishte njëri ndër anëtarët e redaksisë së kësaj gazete, ndërsa Hanumshahja ishte bashkëpunëtore e kësaj gazete.
Si studentë në Prishtinë, e posaçërisht pas vitit 1981 kishin takuar shumë shokë me të cilët mbanin kontakte të vazhdueshme dhe punonin që të arrihet liria e Kosovës.
Tefiku duke Hanumshahja duke e njohur njëri tjetrin, si veprimtarë dhe atdhetarë të devotshëm, vendosën që të jenë edhe bashkëshortë dhe, më 1993 martohen për të vazhduar veprimtarinë atdhetare dhe organizimin në lëvizjen ilegale edhe më me ngulm.
Pra, veprimtarinë atdhetare që e kishin zhvilluar të ndarë deri më tani, e forcuan më shumë me bashkimin e tyre si bashkëshortë. Tefiku bëri një krah të fortë në rrugën plot me sakrifica, por edhe Hanumshaja gjithashtu gjeti një mbështetje të fuqishme, në rrugën atdhetare të filluar më herët. Ata i bashkoi diçka më shumë se martesa, i bashkoi Atdheu, idealet e njëjta, lufta për çlirim dhe liria.
Tefiku dhe Hanumshja ishin të kyçur edhe në shoqatat humanitare të kohës, të cilët me mish e me shpirt u munduan të jap kontributin e tij në dobi të popullit të vuajtur dhe të pushtuar, e posaçërisht. Vizitonin familjet që kishin nevojë t’u ndihmohet dhe u qante zemra dhe u dhembte shpirti kur i shihnin njerëzit që i kishte kapluar ajo skamje dhe mjerim. Shpesh në mungesë të mjeteve dhe ndihmave tjera që nuk kishte t’ua ndante shoqata, ata u jepnin parat e veta, ato që i kishin.
Hanumshahja punoi si mësimdhënëse në shkollën fillore ”Vatra e Diturisë” në Pasjak. Ajo u bë shembull për të tjerët se si duhet të mësohen nxënësit. Pas kësaj ajo u zgjodh drejtoreshë në shkollën fillore “Rexhep Elmazi” në Gjilan, e cila qysh nga ditët e para dha shembull se si duhet të punohet si duhet të udhëhiqet një kolektiv. Ndryshoi rrënjësisht shkollën, përmirësoi suksesin e nxënësve etj.
Edhe në jetë, edhe të organizuar në ilegale, edhe në luftë, aty ku ishte rrezik, ata ishin të parët.
Kishin diçka të Idriz Seferit, Idriz Hajrullahut, Hasan Remnikut, Rexhep Malës, Nuhi Berishës, Fehmi Lladrovcit, Shote Galicës, Hyrije Hanës, Gjevë Lladrovcit dhe të atdhetarëve e të luftëtarëve të paepur për liri të Atdheut.
Tefiku e Hanumshahja sakrifikoheshin gjithmonë, për njeriun, për njerëzit e mirë, përuleshin para tyre, ndërsa për armikun, për tradhtarin, për servilin, për njeriun e shitur ishin të pa kompromis. Ata ua thoshin në sy kur e kishin keq edhe nëse i kishin shokë.
Bashkëshortët Tefiku dhe Hanumshahja, që prej daljes së UÇK-së, e posaçërisht pas formimit të Zonës Operative të Karadakut, u bënë pjesë e saj, deri sa Hanumshaja zgjidhet përgjegjëse e sektorit për Informim. Shtëpia e tyre u bë bazë e fortë dhe e sigurt e luftëtarëve trima të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ishin të palodhur, të pandashëm, të përkushtuar me gjithë forcën që Kosova, populli shqiptar të jenë të lirë dhe këtë e bën deri në ditën kur ranë dëshmorë, më 15 prill 199 te Hanet e Zhegocit.

Gjilan, 14 Prill 2022

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Prof. Gani Shala Në përvjetorin e 23-të rënjes heroike…