TEFIK ZYMBERI ME BASHKËSHORTEN E TIJ NUSHEN JANË TË PAVDEKSHËM

15 prill 2022 | 22:01

Shkruan: Prof. Gani Shala

Në përvjetorin e 23-të rënjes heroike
të Tefik Zymberit dhe Hanumshahe Abdullahu-Zymber,

Gjaku i Tefikut dhe Hanumshahes skuq dheun e Kosovës dhe në atë vend do të fillojnë të mbijnë lulet e kuqe,lule të cilat do të shpërndajnë aromën e lirisë.
Kjo aromë do t‘i rrisë vajzën e tyre Diellën dhe djalin Atdheun.

Tefiku i gëzohej shumë kur I shihte se si mirëmbaheshin përmendoret,por dëshprohej kur ndonjë nuk e kishte kujdesin e duhur.
Edhe sot dëgjohet zër i tij në shiritin e celuloidit duke thën:”Të keni respekt dhe kujdesë më të madh ndaj varrezave dhe përmendoreve të dëshmorëve”.
Kjo thënie e tij dhe erspekti i jashtëzakonshëm ndaj varrezave dhe përmendoreve do të ishte ,ndoshta ,një parandjenjë,që një ditë,jo të largët edhe ai do t`i bashkangjitet këtyre dëshmorëve të shumtë.

Në mesin e shumë dëshmorëve që ranë në altarin e lirisë,që ranë për të mos vdekur kurrë,është edhe Tefik Zymberi,I cili u lind,më 21 dhjetor 1960 në Verbicë të Zhegocit të komunës së Gjilanit.
Duke e ndjekur rritën e e tij,është shumë vështirë të përcaktosh ndonjë kufi midis moshës së fëmijërisë dhe burrërisë së tij.
Tefiku ishte një ndër ata fëmijë,që bisedat e odave (ku tregoheshin historitë e popullit tonë kundër pushtuesve të ndryshëm),do t`i nguliten thellë në shpirt dhe asnjëherë nuk do t`I largohen nga mendja.
Si fëmijë filloj t`I itersoj bota që e rrethonte.
Ai qysh në atë kohë në mes të fshatit Verbicë dhe Tërbuc në vendin e quajtur”Kodra e Kishës”, kishte zbuluar mure të lashta dhe shumë relikte të vjetra të kohës ilire.
Për këto gjetje, pas shumë vitesh do të na rrëfejë se si ka dërguar në Prishtinë,por në mungesë të bashkëpunimit të mirë me arkeologët e asaj kohe mbetet pa u përcaktuar koha dhe vlera e tyre.
Për këtë ,Tefiku ka shkruar edhe një tregim.Kjo na bënte të kuptonim se kishim të bënim me njeriun, i cili me tër qenien e tij do t`i kushtohet atdheut.
Malësia e Zhegocit është një zonë malore ,ku bagëtia dhe pyjet janë burim kryesor i jetës së banorëve të kësaj ane.
Populli I këtyre anëve bënte një jetë jashtëzakonish të vështirë.
Burim I të gjithë këtyre vuajtjeve ishte , padyshim,pushtuesi serb,kundër të cilit,Tefiku si fëmijë kishte një urrejtje.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje me sukses të shkëlqyeshëm.
Lënda e histories dhe e letërsisë shqipe,Tefikut që në moshë të re do ti ndihmojnë tëgjej përgjigjjet e shumë psehave,që ai do t`ia bëj ai vetes.
Pas mbarimit të shkollës fillore,regjistrohet në shkollën e mesme në Gjilan.
Këtu vetëdija e tij do të kristalizohet edhe më tepër.
Ai do t`i lexojë e do t`i studijojë rilindasit,sidomos Naimin e Samiun,sepse pikëpamjet e tyre për gjuhën ishte e përcaktuar qartë:”Një kombqë humb gjuhën,humbet edhe vet”thotë Sami Frashëri.
Kjo thënie e Samiut,Terfikut do t`i shërbejë si një formulë gjatë tërë jetës dhe punës së tij në arsdimimin e brezave.
Në qytet Tefiku do të shohë për së afërmi makinerinë shtypëse të pushtuesit,ndaj të cilit,veç kishte një përbuzje.
Ai,poshtu,do të shfletojë shumë libra nga historia,të cilat dëshmonin qartë autoktoninë e shqiptarëve.
Kjo vërtetësi e bën atë,që edhe më tepër ta urrejë pushtuesin.
Kështu vetëdija kombëtare sa vinte e rritej.
Tefiku ishte në moshë të re,kur Rexhep Mala e Nuhi Berish ranë dëshmorë.Këto dy figurado t`i nguliten thellë në shpirt,të cilët do të jenë përherë burim frymëzimi.Nuk kishte bisedë apo fjalim,ku të mos i përmendëte këta dy heronj kombëtarë.
Ai thoshte se qëndresa e Rexhep Males në hetuesinë e burgut të Gjilanit,duhet të jetë burim frymëzimi për të gjithë ne.Vitet kalonin,e popullit shqiptar nën sundimin serb pë çdo ditë i shtrëngohej laku në fyt.
Tefiku këtë ngushtim të lakut e ndjente më shumë se të tjerët,sepse ishte njeriu që jetonte me popullin dhe frymonte me të.
Pas mbarimit të shkollës së mesme,Tefiku regjistrohet në Fakultetin Filozofik,Dega e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe,në Prishtinë.
Qyteti i Prishtënës do ta presë krahëhapur dëshmorin e ardhshëm,siç kishte pritur dhe priste dëshmorët tjerë.
Ishte qyteti më i dashur i tij,sepse aty,në vitin 1968 ishin zhvilluar demonstratat e fuqishme për flamur,ishte, poashtu qyteti në të cilin dëshmorët Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha qëndruan heroikisht në një luftë të pabarabartë kundër pushtuesit dhe bashkëpunëtorëve të tyre deri në vdekje.Në këtë qytet,Tefiku do të marrë frymë më lirisht,jo pse kishte liri,por këtu kishte mundësi të punoj më tepër për çështjen kombëtare.
Ai përvesh llërët dhe iu rrek punës me seriozitetin më të madh.
Puna e parë,përveç mësimit,ishte bashkimi I shokëve,formimi i një fronti më të gjërë për një luftë më të organizuar kundër pushtuesit.
Në këtë drejtim kishte një aftësi të jashtëzakonshme.
Nuk kaluan as disa muaj dhe rreth veti grumbullon numër jot ë vogël studentësh. Me Tefikun jam njohur në vitin shkollor 1979-1980.Që në takimin e pare më la përshtypje të jashtëzakonshme,më bëri për vete.
Prej ati moment,pothuejse nuk jemi ndarë asnjëherë.
Më pas do të vijë viti 1981,që për ne studentët ishte një etapë e re e histories së Kosovës.
Ky vitë do t`ia luhasë themelet të Smuerës së Ballkanit-Jugosllavisë,ku pas disa vitesh do të shembet e tëra si kulla prej letre.
Demonstratate e `81 do jenë ngjarjet më të rëndësishme të tij.
Tefiku në këto demonstrate ishte pjesëmarrës aktiv.
Nuk kishte demonstrate që zhvillohej në qytet, e Tefiku të mos merrte pjesë,sa e shihje në Qendër të Studentëve,sa në qendër të qytetit,sa në ndonjë pjesë tjetër të qytetit.
Nuk ndiente lodhje as uri,edhe pse tërë ditën nuk hante.
Në mbërëmje,ku ne studentët tuboheshim,ishte Tefiku si gjithmonë,që merrte fjalën dhe bënte rezyme për të gjithë demonstratat që ishin zhvilluar atë ditë,trgonte sken të ndryshme për moment heroizmi të studentëve,por edhe ndërhyrje shtazarake të policies slave.
Më pas merrte çiftelinë,të cilën e kishte si shok,dhe fillonte këngës:”Moj Shqipni mos thuaj marova”.
Kjo këngë na jepte force dhe njëkohësisht na bënte thirrje,që për asnjë cast të mos I ndalim demonstratat.Të nesërmen ,prapë demonstata,e Tefiku ishte i pari.
Në përvjetorin e parë të demonstratave ,Tefiku së bashku me villain Bajramin,që nuk ishte student,por që kishte ardhur enkas t`u bashkangjitej demonstrative,kishin rënë në sy të policies,dhe në ballafaqim me tai shin kapur.
Arrestohen dhe dërgohen menjëherë n+ë burg,ku edhe dënohen”për pjesëmarrje në demonstrate armiqësore”.
Në burg do t`i takoj shumë shokë,pjesëmarrës të demonstratave,e që më vonë do të bien dëshmorë dhe do të jenë udhëheqës të luftës çlirimtare.
Jjeta në burg për Tefikun nuk ishte diçka e jashtëzakonshme,sepse ai kishte kohë që ishte përgaditur shpirtërisht dhe ia kishte borxh,edhe këtë popullit.
Ditët e burgut do ta kenë kalitur dhe do ta rrisin vendosmërinë,që edhe më me ngulm do t`i kushtohet çështjes së atdheut.
Mësimit nuk ju largua pë asnjë cast.
Punonte edhe studionte edhe më shumë.
Në dhomën e tij do të gjejmë nga librat më të ndryshme,që nga ato që i shërbenin për të studiuar e deri te libra e revista të “ndaluara”.
Ai lexonte gjithmonë me lapas në dorë.
Rezultat i gjithë kësaj do të jenë notat shumë të mira të shënuara në idex.
Rëndësi të veçantë do t`i kushtojë punimit të diplomës.
Gjurmon dhe hulumton shumë biblioteka,ku I merr edhe shumë kohë.nuk e bënte punën,siç thot populli”sa për ta bërë”.
Andaj punimi i tij i diplomës ishte ndër punimet më të mira ,të vlersuara nga prof.doc.Agim Vinca.
Pas diplomimit,Tefiku kthehet me titullin Profesor i Letërsisë,por,pa të drejtë pune në profesionin e tij,i akuzuar si gjithmonë “marrje me veprimtari armiqësore”.
Edhe pse në fillim nuk punonte në profesionin e tij,ai nuk do largohet për asnjë çast nga studimi,sepse siq thoshte:”studimet fillojnë pas mbarimeve të studimeve”.
Kjo thënje etij për ne të tjerër ishte mjaft domethënse.
Në vitin 1992-1993 me një grup shokësh(Ismet Sylejmanin, Ismet Tafili, Gani Shalen dhe Shefik Sadikun), nxjerrin gazetën “Vatra”kryredaktor i së cilës ishte ai. Gazeta pati jetë të shkurtër,sepse u ndalua nga regjimi serb.
Atij do t`i vijnë si gjithmonë muzat,që gjithë atë dituni që e akumulonte kishte filluar ta hedhte në letër.
Inkuadrimi në LPK për të do të thotë shumë.
Kjo do t`i mundësojë që ta shtojë edhe më shumë veprimtarinë e tij. Do të dalë në masë dhe do të spjegojë për gjendjen e rëndë dhe të padurushme të popullit shqiptar në Kosovë nën sundimin serb.
Vitet ecnin dhe erdhi dhe erdhi viti 1989,viti i demonstrative gjithëpopullore.
Për Tefikun këto demonsrata nuk ishin të papritura sepse ishte mbushur “kupa”.
Ai do të jetë në ballë të këtyre demonstrative në Gjilan,si gjithmonë në çdo pjesë të qytetit,pa u lodhur për asnjë cast.
Fjalimet e veprimtarëve të LPK-së(atëherë LPRK),në ballë të demonstrative,antarë i së cilës ishte edhe ai, i jepnin krahë dhe vullnet që të veprojë edhe më shumë.
Pak kohë para demonsratave të vitit 1989,kishte formuar një cellule të ilegales në Gjilan ,krytar i së cilës ishte Tefik Zymberi ,ndërsa anërarë ishte Ismet Tafili dhe unë Gani Shala.Atëherë kur në Kosovë kinse filloj të ndryshojë diçka,Tefiku do të punojë si arsimtar në shkollën fillore në Verbicë dhe Zhegc e më vonë edhe në Pasjak.
Kushtet e punës ishin mjaft të vështira.
Pagat shumë të vogla,udhëtimi në këmbë nga disa orë nuk ishin pengesë për të.
Të gjitha këto i bënte ,vetëm e vetëm ,që nxënësit të mos mbesin pa mësim.
Përpos dëshirës që Kosovën ta shihte të lire,Tefiku kishte dëshirë të jashtëzakonshme ta vizitonte shtetin amë Shqipërinë,ta prekte të çmallej me të.
Dëshira e tij do të plotësohej vetëm pas ndryshimeve të mëdha që ndodhën në Europë.

Megjithatë,për të ishte vështirë ta kalonte kufirin pasi ishte i padëshirueshëm për pushtetin pushtues ser serb dhe kolaboracionist.
Ai,me një pasaportë falso hyri në Shqipëri.
Sapo hyri në kilometrin e pare, i mallëngjyer pa masë bie në gjunjë,merr një grusht dhe,e puth dhe e përqafon fort,,dike e lagur me lot.
Ky moment do na prek të gjithëve që ishim me të.

Tefiku ishte njohës i shkëlqyeshëm i histories së Shqipërisë.
Vizitën e parë e bëmë në qytetin e Krujës.
Si një ciceronë i vërtetë,Tefiku do të na shpjegojë për kalanë e Krujës,për luftërat e Skënderbeut.
Më pastaj vizituam qytetin e Babë Myslimit,Pezën heroike,ishte prapë ai që do të tregojë për qëndresën e pezakëve në përleshje me armiqtë e ndryshëm.
I gëzohej shumë kur i shihte se si mirëmbaheshin përmendoret,por dëshprohej kur ndonjë nuk e kishte kujdesin e duhur.
Edhe sot dëgjohet zër i tij në shiritin e celuloidit duke thën:”Të keni respekt dhe kujdesë më të madh ndaj varrezave dhe përmendoreve të dëshmorëve”.

Kjo thënie e tij dhe erspekti i jashtëzakonshëm ndaj varrezave dhe përmendoreve do të ishte, ndoshta ,një parandjenjë,që një ditë,jo të largët edhe ai do t`i bashkangjitet këtyre dëshmorëve të shumtë.
Po asht Tefiku ëndërronte një bashkëshorte ideale, një bashkëshorte që nuk di vetëm të pëgadis gjellëra.
Dhe atë do takojë.
Ajo ishte Hanumshahe Abdullahu që ma kishte “gjuhën brisk”, një veprimtare e dalluar e çështjes kombëtare në Gjilan.
Ajo ishte e pranishme në çdo organizim legal dhe pas nisjes se jetës bashkëshortore me Tefikun edhe ne atë ilegal.
Ishte profesoreshë dhe kishte ushtruar edhe detyrën e drejtoreshës në shkollën fillore”Rexhep Elmazi” në Gjilan.

Të gjithë ata që e njihnin dhe që kishin kontakte me të e respektonin dhe e nderonin, por edhe ajo i nderonte dhe i respektonte të gjithë.

Hanumshahe Abdullahu Zymberi ishte shoqe,bashkëmendimtare dhe bashkëluftetare e Tefikut,e cila për asnjë moment nuk iu nda
,ata edhe së bashku ranë në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë.

Tefiku dhe Hanumshahja lanë pas dy fëmijë, Diellën dhe Atdheun,dy emra simbilik.
Diella me rrezet diellore,ngrohë Atdheun(Kosovën)dhe villain Atdheun.
Tefiku dhe Hanumshahja ishin ndër të parët që iu bashkangjitë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,në Zonën Operative të Karadakut.Këta dy atdhetarë,më 15 prill 1999,duke u kthyer në Gjilan me detyra të ngarkuara nga Shtabi I ZOK-ut,bien në pritë të policisë dhe ushtrisë serbe,që atë ditë kishte marrë një offensive të paparë kundër UÇK-së dhe popullësisë së pambrojtur të kësaj ane. Përjetësohen në malet e Zhegocit,në vendin që për here të pare Tefiku e kishte parë botën.
Gjakui Tefikut dhe Hanumshahes skuq dheun e Kosvës dhe në atë vend do të fillojnë të mbijnë lulet e kuqe ,lulet të cilat do ta shpërndajnë aromën e lirisë.

Kjo aromë do t`i rrisë vajzën e tyre Diellën dhe djalin Atdheun.
Humbja e tyre do të jetë një humbje e madhe për popullin, për UÇK-në dhe për shkollën shqipe.
Populli do të mbetet pa bijtë e tij.
UÇK-ja pa ushtarët e devotshëm, shkolla dhe nxënësit pa mësimëdhënësit e tyre të dashur, Tefiku dhe Hanumshahja do të mbesin përgjithmonë në zemrat e shokëve dhe gjeneratave të reja.

LAVDI VEPRES SE TEFIKUT E HANUMSHAHE ZYMBERIT!

Kamenicë, 15 Prill 2022

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një trazirë e dhunshme shpërtheu sot në Suedi, pasi ekstremisti…