Trazira në Suedi, ekstremistët e djathtë dogjën Kuranin

15 prill 2022 | 20:51

Një trazirë e dhunshme shpërtheu sot në Suedi, pasi ekstremisti i krahut të djathtë danezo-suedez Rasmus Paludan i vuri zjarrin një Kurani në Rinkeby në perëndim të Stokholmit të premten.

Ai e ka bërë veten të njohur për provokimin, duke djegur Kuranin dhe duke treguar fotot e profetit Muhamed.

Të premten pasdite, policia ka njoftuar se kishte ndryshuar vendndodhjen e demonstratës së partisë, e cila tani po mbahet në qendër të Örebros.

Djegia e planifikuar e Kuranit nga ekstremisti i djathtë Rasmus Paludan edhe në qytetin e Örebros nuk ka mundur të fillojë.

“Është një situatë e rëndë për të cilën ne bëjmë maksimumin për ta trajtuar”, thotë Diana Qudhaib, zëdhënësja e policisë.

(Astrit Gashi)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
13 kardiologë invazivë i kanë shkruar letër Presidentes Vjosa Osmani-Sadriu…