Incident i papritur në Peru, Papa Leo lëndon syrin nga një objekt i hedhur nga një besimtar (VIDEO)

16 nëntor 2026 | 23:40

Një incident u regjistrua në paraqitjen e fundit publike të Papa Leo XIV në Peru, pasi dikush në turmë i hodhi një rruzare, duke e goditur në sy. Kreu i Kishës Katolike Romake po përshëndeste besimtarët që ishin mbledhur në një bazë ajrore në Lima për t’i përshëndetur përpara se të nisej për në Romë.

Por duket se ai nuk arriti ta kapte rruzaren që dikush hodhi dhe Papa Leo u godit në syrin e djathtë. Kamera televizive e kapi atë duke fërkuar syrin pas goditjes.

Në të kaluarën, Papa Leo kishte kapur disa objekte që besimtarët i kishin hedhur, të tilla si lodra prej pelushi dhe flamuj. Ai ishte ndalur gjithashtu për të pranuar një picë që i ishte ofruar nga pelegrinët nga Çikago që kishin udhëtuar në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Zyrtarët në Estoni po përgatiten për një skenar pushtimi nga…