Teksasi i jep fund masës për vendosje të maskës

03 mars 2021 | 10:14

Teksasi ka marrë vendim për të shfuqizuar masën për vendosje të maskës dhe bizneseve do t’iu lejohet të punojnë me kapacitet të plotë nga java tjetër, ka thënë guvernatori i këtij shteti, Greg Abbott.

“Është koha që ta hapim tani Teksasin 100 për qind”, ka thënë republikani të martën.

Teksasi është shteti më i madh në Shtetet e Bashkuara që i jep fund masës për vendosje të mskës.

Abbott është përballur me kritika nga partia e tij për këtë masë, e cila është zbatuar nga muaji korrik i vitit të kaluar.

Mirëpo administrata e presidentit amerikan Joe Biden, e ka bërë të qartë se kufizimet për koronavirus janë ende të nevojshme.

Ky njoftim nga Teksasi ka ardhur teksa masa të ngjashme janë shfuqizuar edhe në shtetet tjera, përfshirë Miçiganin, Luizianën dhe Misisipin, ku nuk do të kërkohet vendosja e maskës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opinionisti Blerim Vela e ka dhënë parashikimin e tij sa…