Telefonata e Bill Clintonit me Hashim Thaçin, Rubin tregon se sa ‘mbresëlënëse’ ishte për presidentin
James Rubin, ish-top zyrtari amerikan është duke dëshmuar si dëshmitar i thirrur i mbrojtjes në rastin e Hashim Thaçit, ka treguar për një bisedë telefonike mes asokohe presidentit të ShBA-së, Bill Clinton dhe Hashim Thaçit.
Thaçi i kishte thënë “të gjitha gjërat e duhura”, ka thënë James Rubin, ndërsa ka shtuar se ishte “mbresëlënëse” për Clinton.
Kjo në kohë bombardimesh dhe zotimet e Hashim Thaçit se nuk do të kishte “dhunë hakmarrëse” ndaj serbëve të Kosovës.
“Thaçi kishte thënë të gjitha gjërat e duhura në bisedë me Clinton. E kujtoj që ai kishte pasur përshtypje të mirë në bisedë me lider të UÇK-së nga një ambient lufte, ku njerëzit kishin vuajtur gjithëçfarë gjërash, që edhe në atë kohë ai dërgoi mesazhet më të mira, dhe kur këtë e bën te presidenti i ShBA-së, është gjë shumë e mirë për të bëjë. E di që Clinton ishte pasur përshtypje të mirë . Që s’do të kishte hakmarrje retributive dhunë ndaj pakicave. Clinton kishte përshtypje të mirë dhe ia ka kishte thënë shefit të sigurisë kombëtar”, ka thënë Rubin.
Për më tepër, më vonë, ka thënë James Rubin: “Unë bëja çmos ta mbaja për fjale për këtë zotim ndaj Clintonit”.



