Telegram ngushëllimi i ministres Dumoshi me rastin e vdekjes së shkrimtarit Hasan Hasani

01 dhjetor 2020 | 11:06

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka thënë se me pikëllim ka marrë lajmin për ikjen nga jeta të shkrimtarit dhe kryeredaktorit të shquar të Revistës “Pionieri”, Hasan Hasani.

Ajo në telegramin ngushëllues drejtuar familjes Hasani, ka theksuar se “Hasan Hasani ka lënë prapa një krijimtari të bujshme letrare për fëmijë e të rritur si dhe ka kontribuar në përgatitjen e shumë teksteve dhe veprave letrare. Vlen të spikatet kontributi i tij i çmuar në revistën “Jeta e Re”, “Fjala”, “Shkëndija” dhe në Revistën “Pionieri” ku shërbeu si kryeredaktor”.

“Me mbi 60 vepra letrare, Hasan Hasani do të mbahet mend si shkrimtar i talentuar e produktiv si në poezi ashtu edhe në prozë. I laureuar me shumë çmime në Kosovë e në Shqipëri, me veprën e tij do të njihet si përfaqësues i denjë i kulturës dhe artit në përgjithësi. Ngushëlloj sinqerisht familjen, Karvanin e Shkrimtarëve për Fëmijë “Agim Deva” ku ishte anëtar si dhe të gjithë dashamirët dhe bashkëpunëtorët e tij”, është shprehur ministrja Dumoshi në telegramin ngushëllues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i sindikatës së Korporatës Energjetike të Kosovës, Nexhat Llumnica,…