Telekomi anulon konkursin për kryeshef dhe për zyrtar financiar

06 korrik 2020 | 13:24

Telekomi i Kosovës nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar të gjithë kandidatët të cilët kanë aplikuar për pozitat: Kryeshef ekzekutiv dhe zyrtar kryesor i Financave dhe Thesarit, për anulimin e konkursit të publikuar në shtypin ditor me datë.15.05.2020 i mbyllur me datë 13.06.2020.

Anulimi bëhet pasi që nuk ka numër të mjaftueshëm të kandidatëve që i plotësojnë kushtet e përcaktuara me konkurs.

“I falënderojmë të gjithë aplikantët për shprehjen e interesimit për të qenë pjesë e TK Sh.A, dhe luteni që të shikoni uebfaqen e kompanisë për konkurset publike në të ardhmen”, theksohet në komunikatë.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi ka konfirmuar për "Ekonomia Online"…