Telekomi do të vendosë antena të reja në disa lokacione në Podujevë

16 dhjetor 2020 | 14:29

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur të mërkurën në takim Bislim Fetahun, drejtor teknik i Telekomit të Kosovës.

Në këtë takim Bulliqi dhe Fetahu biseduan për thellimin e bashkëpunimit dhe përmirësimin e shërbimeve të kësaj kompanie për qytetarët e Komunës së Podujevës.

Gjatë takimit u bisedua për investimet që planifikohen të realizohen nga Telekomi i Kosovës për zgjerim të rrjetit.

Në këtë drejtim drejtori teknik i Telekomit, Bislim Fetahu, ka thënë se në disa lokacione brenda territorit të Komunës së Podujevës do të vendosen antena të reja me kapacitet më të lartë të shpërndarjes së valëve të telefonisë dhe internetit.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Evropian ka paraqitur një draft-rregullore që synon të vendosë…