Temperatura deri në 34 gradë celsius, IHMK-ja bën thirrje për shmangie të rrezeve të diellit
28 qershor 2022
| 14:40
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë me dije se në dy ditët në vazhdim do të mbajë mot i nxehtë.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29 deri në 34 gradë celsius.
Ky institut ka bërë thirrje për shmangie të kontaktit direkt të rrezeve të diellit, aktiviteteve fizike, “sepse kjo situatë meteorologjike ndikon negativisht te shumë persona me sëmundje kronike dhe tek të moshuarit”.



