Temperatura sot në Kosovë, deri në 32°C

17 gusht 2025 | 08:23

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas institutit, vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16°C, ndërsa ato maksimale e ditës ndërmjet 28 – 32°C.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1 deri 7m/s.

Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet që të respektohen këshillat e IKShPK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetëra njerëz u lënduan në një tërmet me magnitudë 6.0…