
Temperatura të larta sot në Kosovë
08 qershor 2025
| 11:12
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s