OVLUÇK-ja reagon pas heqjes së flamurit të UÇK-së në stadium: Na dhemb zemra, oj nanë Shqipni

08 qershor 2025 | 11:03

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar me shqetësim pas largimit nga stadiumi në Tiranë të flamurit të UÇK-së.

Në këtë reagim theksohet se kur preket flamuri i UÇK-së, preket gjaku i dëshmorëve tanë.

“Na dhemb zemra oj nanë Shqipni. Kur preket flamuri i UÇK-së, preket gjaku i Dëshmorëve tanë. Preket amaneti i tyre,preket liria për të cilën ata ranë.
Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, është kujtimi i atyre që jetojnë përherë në ndërgjegjen tonë”.

“Të na thuhet se nuk ka vend për të në tokë shqiptare, është një therje në shpirt për çdo familje Dëshmori, për çdo luftëtar, për çdo zemër që rreh shqip. Nuk kërkojmë asgjë më shumë veçse respekt, për ata që s’kërkuan asgjë, përveç lirisë sonë. Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, jo me mllef, por me zemër të thyer, kërkon ndjeshmëri e kujdes,sepse kjo nuk është politikë, është kujtesë,dhe kujtesa është e shenjtë”, është theksuar në reagimin e OVLUÇK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Administrata Amerikane…