Tenistja me 8 gishta kualifikohet në “Australian Open”

14 janar 10:44

Të marrësh pjesë në një turne Slam nëpërmjet ndeshjeve kualifikuese është një rrugë e vështirë që shumë tenistë dhe teniste tentojnë ta bëjnë të paktën katër herë në vit.

Por arritja e Françeska Xhons, që në turin e fundit në Dubai kaloi 6-0 dhe 6-1 kinezen Lu, duke merituar një vend në “Australian Open”, ka një shije të veçantë.

Një arritje e vërtetë, sepse 20-vjeçarja angleze, numri 241 në klasifikim, as që mund të mbante një raketë në dorë për shkak të një sindromi të rrallë që e ka goditur që kur lindi. Ka lindur me 4 gishta në secilën dorë, tre gishta në këmbën e djathtë dhe katër gishta në këmbën e majtë (një anomali gjenetike e zhvillimit embrional). Xhons ka kryer dhjetëra ndërhyrje kirurgjikale dhe mjekët e kishin përjashtuar mundësinë për të bërë sport, por ajo u rebelua ndaj fatit të saj.

“Sindromi im është shumë i rrallë dhe përveç pjesës që duket, asaj të gishtave, ka edhe shumë simptoma të tjera. Doktorët më kanë thënë se nuk mund të luaja tenis, ndërsa unë doja t’u tregoja se e kanë gabim, – ka treguar Xhons në një intervistë për “Guardian”. – Trupi im, le të themi, nuk është i destinuar për të qenë ai i një sportisti, por për mua kjo nuk do të thotë se nuk mund të bëj sport. Edhe një Rolls Royce është ndërtuar nga zero”.

Fran, siç e thërrasin miqtë, nuk e konsideron një handikap situatën e saj, përkundrazi. “Kur dikush të thotë në moshën 8-9-vjeçare se nuk mund të bësh diçka, e ke zemrën të thyer, por unë kam provuar ta përballoj këtë me forcë. Jam përpjekur të vërtetoj se ai person ka gabuar, – thekson më tej tenistja angleze. – Kam provuar veten për të bërë atë që dua dhe të inkurajoj edhe të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Mendoj se ka shumë fëmijë që janë të limituar nga ajo çfarë thonë të tjerët”. Françeska ka treguar se gjithçka është e mundur, ajo është tashmë një heroinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bërë koalicion parazgjedhor me asnjë nga…